Ishte shpallur i humbur nga familja/ 20 vjeçari gjendet i mbytur në liqenin e Paskuqanit

Një i ri është gjetur ditën e sotme i mbytur në liqenin e Paskuqanit.   Policia njofton se 20 vjeçari me iniciale S.B

Tetor 12, 2023 - 16:55
 0
Ishte shpallur i humbur nga familja/ 20 vjeçari gjendet i mbytur në liqenin e Paskuqanit

Një i ri është gjetur ditën e sotme i mbytur në liqenin e Paskuqanit.

 

Policia njofton se 20 vjeçari me iniciale S.B ishte shpallur në kërkim nga familjarët, të cilët kishin bërë edhe denoncim në komisariat.

 

Sipas bluve, i riu nuk ka pasur shenja dhune në trupin e tij dhe dyshimet janë që ai është vetëmbytur.

 

Kamëz/Informacion paraprak

 

Më datë 12.10.2023, te diga e liqenit të Paskuqanit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i vetëmbytur, shtetasi S. B., 20 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 5, pas kallëzimit të bërë nga familjarët, për largimin e tij nga banesa.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.