Ishte shpallur në kërkim për firmat piramidale dhe krim kibernetik/ Shqiptari arrestohet në Dubai, policia jep detajet (EMRI)

Ka rënë në prangat e policisë, shtetasi Amant Josifi. Ky i fundit u kap në Dubai, pasi ishte i shpallur në kërkim në

Shtator 14, 2023 - 16:15
 0
Ishte shpallur në kërkim për firmat piramidale dhe krim kibernetik/ Shqiptari arrestohet në Dubai, policia jep detajet (EMRI)

Ka rënë në prangat e policisë, shtetasi Amant Josifi. Ky i fundit u kap në Dubai, pasi ishte i shpallur në kërkim në kuadër të hetimit të përbashkët ndërmjet autoriteteve policore shqiptare dhe atyre spanjolle.

 

Josifi më nëntor të vitit 2022 është dënuar në Spanjë me masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrime me rrethana rënduese”, “Krim kibernetik”, “Skema piramidale” dhe “Organizata kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal spanjoll.

 

Sqarim i Policisë së Shtetit, në lidhje me kapjen në Dubai, të shtetasit A. J., të shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të megaoperacionit policor ndërkombëtar të koduar “FRIDA-REFOX”.

 

Në vijim të punës hetimore, gjurmuese dhe kërkimore, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të hetimit të përbashkët ndërmjet autoriteteve policore shqiptare dhe atyre spanjolle, u kap në Dubai, për llogari të autoriteteve spanjolle, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar A. J.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e La Seu de Urgell, Spanjë, me vendimin nr. 2, të datës 03.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrime me rrethana rënduese”, “Krim kibernetik”, “Skema piramidale” dhe “Organizata kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal spanjoll.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.