Ishte shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 40-vjeçar të shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa

Prill 27, 2024 - 11:45
 0
Ishte shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 40-vjeçari nga Peqini
Foto ilustruese

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 40-vjeçar të shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ra shtetasi A. Ç., 40 vjeç, banues në Peqin.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Më datë 24.11.2023, në lagjen “Xhami”, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. L., shtetasi A. Ç. ka qëlluar me armë zjarri drejt tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.