“Ishte vajza brenda…”/ Shpërthim tritoli në shtëpinë e deputetit: Nuk e dimë kush e bëri por po hetohet

Deputeti i Listës Serbe, Zoran Maksimoviç ka denoncuar se i kanë vendosur lëndë plasesë në oborrin e shtëpisë së tij në Ranillug. Maksimoviç ka dhënë një prononcim rreth kësaj ngjarje Kosova Onlie, ku ka thënë se mjeti lënda plasëse është hedhur në kopshtin e lokalit (ngjitur me banesën e tij), i cili në atë kohë […]

Gusht 6, 2023 - 20:55
 0
“Ishte vajza brenda…”/ Shpërthim tritoli në shtëpinë e deputetit: Nuk e dimë kush e bëri por po hetohet

Deputeti i Listës Serbe, Zoran Maksimoviç ka denoncuar se i kanë vendosur lëndë plasesë në oborrin e shtëpisë së tij në Ranillug.

Maksimoviç ka dhënë një prononcim rreth kësaj ngjarje Kosova Onlie, ku ka thënë se mjeti lënda plasëse është hedhur në kopshtin e lokalit (ngjitur me banesën e tij), i cili në atë kohë ishte i mbyllur.

Ai ka thënë se i ka lajmëruar Policinë e Kosovës, duke shtuar se për hetime kanë ardhur policë nga Prishtina dhe Gjilani.

“Ishim me pushime, vetëm vajza ishte në shtëpi. Të gjithë e dëgjuan shpërthimin, por nuk e dinin se çfarë ishte dhe askush nuk e pa se kush e bëri atë.

Fatmirësisht ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Rasti është raportuar në polici, kanë bërë hetime, ka pasur policë nga Gjilani dhe Prishtina.

Hetimi janë në vazhdim dhe nuk mund të them asgjë më shumë.” – është shprehur deputeti Maksimoviç./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.