Islanda mbulohet nga hiri. Vullkani shpërthen për herë të katërt në 3 muaj, evakuohen banorët

Islanda është tronditur nga shpërthimi i një vullkani gjigand. Ky është vullkani i katërt që nga muaji dhjetor. Tymi dhe llava e portokalli që shpërtheu tronditi banorët e Rejkiavikut, duke i detyruar të zhvendosen në zonat përreth. Në videon e publikuar nga Reuters, shikohen shkëmbinj të shkrirë nga llava e cila përhapet me shpejtësi. Autoritetet […]

Mars 17, 2024 - 11:20
 0
Islanda mbulohet nga hiri. Vullkani shpërthen për herë të katërt në 3 muaj, evakuohen banorët

Islanda është tronditur nga shpërthimi i një vullkani gjigand. Ky është vullkani i katërt që nga muaji dhjetor. Tymi dhe llava e portokalli që shpërtheu tronditi banorët e Rejkiavikut, duke i detyruar të zhvendosen në zonat përreth.

Në videon e publikuar nga Reuters, shikohen shkëmbinj të shkrirë nga llava e cila përhapet me shpejtësi. Autoritetet kishin paralajmëruar për javë të tëra se një shpërthim ishte i pashmangshëm në gadishullin në jug të kryeqytetit të Islandës, Reikjavik.

Policia islandeze tha se kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për zonën.

Islanda, ka afërsisht me më shumë se 30 vullkane aktive, duke e bërë ishullin e Evropës Veriore një destinacion kryesor për turizmin vullkanik – një segment i veçantë që tërheq mijëra persona.

Në vitin 2010, retë e hirit nga shpërthimet e vullkanit në jug të Islandës u përhapën në pjesë të mëdha të Evropës, duke bllokuar rreth 100,000 fluturime dhe duke detyruar qindra islandezë të evakuojnë shtëpitë e tyre.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.