Ismajli një nga dy mbrojtësit e vetëm në Europë që nuk është dribluar këtë sezon

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe Empolit, Ardian Ismajli, është renditur krah “murit” të Liverpool, Virgil Van Dijk, si një nga mbrojtësit që nuk

Janar 12, 2024 - 15:53
 0
Ismajli një nga dy mbrojtësit e vetëm në Europë që nuk është dribluar këtë sezon

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe Empolit, Ardian Ismajli, është renditur krah “murit” të Liverpool, Virgil Van Dijk, si një nga mbrojtësit që nuk janë dribluar asnjëherë në 5 ligat kryesore të Europës për sezonin 2023-2024.

Sipas “SofaScore”, mbrojtësi kuqezi është i pakalueshëm këtë sezon, pasi asnjë nga sulmuesit e skudarave të Serie A nuk ka mundur ta driblojë.

Pas tyre vijnë Radu Dragusin që la Genoan dhe firmosi këtë janar me Tottenham. Uilliam Saliba i Arsenal dhe Ezni Konsa i Aston Villas plotësojnë pesë mbrojtësit që nuk janë dribluar ende këtë sezon.

Ardian Ismajli u transferua te skuadra e Empolit në vitin 2021, ndërsa më herët kishte luajtur me Spezia. Ai ka kontratë me Empolin deri në vitin 2025.

Me vlerë 3 milionë euro në treg, Ismajli ka luajtur 15 ndeshje këtë sezon me Empolin. Kujtojmë se me Kombëtaren ai ka zhvilluar 36 ndeshje dhe ka shënuar dy gola.

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.