Italia do të prodhojë së bashku me Britaninë dhe Japoninë, aeroplanë të rinj luftarakë

Italia ka njoftuar se do të jetë partner i barabartë në programin luftarak të gjeneratës së ardhshme me Britaninë e Madhe dhe Japoninë, pasi negociatat e mëtejshme mbi projektin janë duke u zhvilluar, përfshirë ato në selinë e programit. Të tre vendet krijuan programin global Combat Air (GCAP) në dhjetor, pasi Britania dhe Japonia ranë […]

Shtator 24, 2023 - 10:50
 0
Italia do të prodhojë së bashku me Britaninë dhe Japoninë, aeroplanë të rinj luftarakë

Italia ka njoftuar se do të jetë partner i barabartë në programin luftarak të gjeneratës së ardhshme me Britaninë e Madhe dhe Japoninë, pasi negociatat e mëtejshme mbi projektin janë duke u zhvilluar, përfshirë ato në selinë e programit.

Të tre vendet krijuan programin global Combat Air (GCAP) në dhjetor, pasi Britania dhe Japonia ranë dakord të kombinojnë përpjekjet e tyre luftarake në një bashkëpunim inovativ që synon të disponojë një aeroplan të avancuar deri në mesin e dekadës së ardhshme.

Reuters raportoi të enjten se Japonia dhe Britania do të dominojnë projektimin dhe prodhimin, me Londrën që ka më shumë gjasa të udhëheqë organizatën për shkak të përvojës së saj më të thellë dhe më të fundit në zhvillimin e aeroplanëve luftarakë.

“Programi global Combat Air, ose GCAP, është një program tre-kombëtar i bazuar në parimet e ndarjes së barabartë, siç deklaruan kryeministrat në një deklaratë të përbashkët ministrore dhjetorin e kaluar”, tha Ministria italiane e Mbrojtjes.

“Vendimi përfundimtar do të përfshijë një ndarje të barabartë dhe të balancuar të kostove dhe përfitimeve”, u tha ndër tjera.

Reuters raportoi gjithashtu se vendet partnere planifikojnë të zgjedhin Britaninë si selinë e tyre. Italia tha se diskutimet mbi këtë çështje po vazhdojnë midis qeverive dhe partnerëve të industrisë.

“Tre ministritë e Mbrojtjes po kryejnë aktualisht kërkime për lidershipin më të mirë për të arritur objektivin deri në vitin 2035”, njoftoi ministria italiane e mbrojtjes.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.