Italia kërkon ndihmë nga BE-ja pas rritjes së numrit të migrantëve

Kryeministria e Italisë, Giorgia Meloni, paralajmëroi se “e ardhmja e Evropës është në rrezik” pasi një mori migrantësh zbarkuan në ishullin Lampedusa në Detin Mesdhe. Mijëra migrantë nga brigjet e Afrikës së Veriut zbarkuan në ishullin në jug të Italisë gjatë kësaj jave, duke nxitur një krizë që ka rindezur debatin lidhur me ndarjen e […]

Shtator 17, 2023 - 15:58
 0
Italia kërkon ndihmë nga BE-ja pas rritjes së numrit të migrantëve

Kryeministria e Italisë, Giorgia Meloni, paralajmëroi se “e ardhmja e Evropës është në rrezik” pasi një mori migrantësh zbarkuan në ishullin Lampedusa në Detin Mesdhe.

Mijëra migrantë nga brigjet e Afrikës së Veriut zbarkuan në ishullin në jug të Italisë gjatë kësaj jave, duke nxitur një krizë që ka rindezur debatin lidhur me ndarjen e përgjegjësisë në mesin e shteteve të Bashkimit Evropian.

Gjatë një konference për media në këtë ishull së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministrja Meloni tha se blloku duhet të punojë së bashku për t’u përballur me sfidat që sjell migrimi i pakontrolluar.

“E ardhmja e Evropës është në rrezik sepse e ardhmja e Evropës varet nga kapaciteti i Evropës për t’u përballur me sfida të mëdha”, tha Meloni.

Vetëm nga e hëna deri të mërkurën, afër 8.500 persona – më shumë se popullsia e tërësishme lokale e ishullit – arritën me 199 anije, ka thënë agjencia për migrim e Kombeve të Bashkuara.

“Migrimi i parregullt është një sfidë evropiane që kërkon përgjigje evropiane”, tha von der Leyen, duke u bërë thirrje anëtarëve të bllokut që të marrin disa migrantë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.