Italia thërret G7 në takim pas sulmit iranian ndaj Izraelit

Italia ka thirrur një takim të udhëheqësve të G7 pas sulmit të madh iranian ndaj Izraelit. “Krerët e shtatë vendeve kryesore të industrializuara demokratike do të takohen sot pasdite për një video-konferencë për të diskutuar sulmin nga Teherani”, sipas një deklarate. Italia është aktualisht kryesuese e grupit G7. Presidenti i SHBA-se Joe Biden njoftoi më […]

Prill 14, 2024 - 13:00
 0
Italia thërret G7 në takim pas sulmit iranian ndaj Izraelit

Italia ka thirrur një takim të udhëheqësve të G7 pas sulmit të madh iranian ndaj Izraelit.

“Krerët e shtatë vendeve kryesore të industrializuara demokratike do të takohen sot pasdite për një video-konferencë për të diskutuar sulmin nga Teherani”, sipas një deklarate.

Italia është aktualisht kryesuese e grupit G7.

Presidenti i SHBA-se Joe Biden njoftoi më herët synimin e tij për të mbledhur grupin G7, për të koordinuar një përgjigje të bashkuar diplomatike ndaj sulmit të paprecedentë të Iranit.

Grupi G7 është një forum jozyrtar i Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë, Japonisë, Kanadasë dhe SHBA-së.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.