Italia ul çmimet e ushqimeve me 10%, Meloni arrin marrëveshje me prodhuesit

Qeveria italiane do të nënshkruajë një marrëveshje me shoqatat e prodhuesve dhe me supermarketet e vendit me synimin për të ulur çmimet e nevojave bazë, kryesisht në sektorin ushqimor. Sipas shtypit, çmimet do të bien nga 1 tetori deri në fund të vitit mesatarisht me 10%. Ulja e çmimeve do të zgjasë për tre muaj, […]

Shtator 28, 2023 - 16:35
 0
Italia ul çmimet e ushqimeve me 10%, Meloni arrin marrëveshje me prodhuesit

Qeveria italiane do të nënshkruajë një marrëveshje me shoqatat e prodhuesve dhe me supermarketet e vendit me synimin për të ulur çmimet e nevojave bazë, kryesisht në sektorin ushqimor.

Sipas shtypit, çmimet do të bien nga 1 tetori deri në fund të vitit mesatarisht me 10%.

Ulja e çmimeve do të zgjasë për tre muaj, deri në fund të vitit dhe llogaritet se çdo familje në vend do të kursejë gjithsej deri në 150 euro. Me çmim të reduktuar do të shiten mishi, qumështi, sheqeri, vezët, mielli, orizi, por edhe pelenat dhe ilaçet pa recetë.

Konsumatorët do të mund të dallojnë produktet specifike, falë një ngjitësi të veçantë, me ngjyrat e flamurit italian

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.