Iu gjet drogë dhe para në banesë, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali
Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane në Peruxhia. Mediat italaine raportojnë se 30-vjeçari kishte pak kohë që kishte mbërritur
Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane në Peruxhia. Mediat italaine raportojnë se 30-vjeçari kishte pak kohë që kishte mbërritur në Itali.
30-vjeçari shqiptar akuzohet për veprën penale të posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikim.
Gjatë një kontrolli policia vërejti sjelljen e dyshimtë dhe vendosën të ndërhynin për ta kontrolluar.
Pas një kontrolli personal dhe në shtëpi , të riut iu gjetën 20 doza kokaine , 1790 euro cash në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, një telefon celular që dyshohet se përdoret për veprimtari të paligjshme, një peshore precize dhe material për paketim droge.
Pas arrestimit, 30-vjeçari u dënua me një vit burg dhe një mijë euro gjobë.
What's Your Reaction?