“Iu ka raportuar vartësve se…”, Burime: Ardi Veliu largohet nga posti i drejtuesit të AMP

Ardi Veliu është larguar nga posti drejtues i Agjencisë Mbikëqyrëse Policore. Lajmin e bën të ditur gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, i cili thekson se Veliu e ka konfirmuar këtë gjë këtë të Hënë pas mbledhjes së mëngjesit. “Ai u ka raportuar vartësve të tij se nuk do të jetë më drejtues”, thotë Bajraktaraj. […]

Tetor 23, 2023 - 10:50
 0
“Iu ka raportuar vartësve se…”, Burime: Ardi Veliu largohet nga posti i drejtuesit të AMP

Ardi Veliu është larguar nga posti drejtues i Agjencisë Mbikëqyrëse Policore. Lajmin e bën të ditur gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, i cili thekson se Veliu e ka konfirmuar këtë gjë këtë të Hënë pas mbledhjes së mëngjesit.

“Ai u ka raportuar vartësve të tij se nuk do të jetë më drejtues”, thotë Bajraktaraj. Ende nuk dihen më shumë detaje për largimin e tij nga ky institucion.

Kujtojmë se Veliu është vënë në krye të AMP-së në 2 Shtator të vitit të shkuar pasi u lirua nga detyra e zëvendës Ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës. Më herët ai ka mbajtur edhe postin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.