Iu përkushtua fesë islame, Fero ndalon makinën në mes të rrugës dhe fal namazin

Fero ka qenë shumë i përfolur javëve të fundit në media.Kjo pasi reperi i njohur shqiptar deklaroi se po largohet nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame, me synimin që tani e tutje të jetë një mysliman i devotshëm. E duket se këtij qëllimi, reperi po ia arrin mjaft mirë, pasi tashmë ka filluar t’i […]

Shtator 7, 2023 - 11:10
 0
Iu përkushtua fesë islame, Fero ndalon makinën në mes të rrugës dhe fal namazin

Fero ka qenë shumë i përfolur javëve të fundit në media.Kjo pasi reperi i njohur shqiptar deklaroi se po largohet nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame, me synimin që tani e tutje të jetë një mysliman i devotshëm.

E duket se këtij qëllimi, reperi po ia arrin mjaft mirë, pasi tashmë ka filluar t’i përkushtohet seriozisht riteve fetare.

Së fundmi, ai ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram një fotografi, ku shihet duke falur namaz në mes të rrugës.

Fotografia e shfaq atë duke kryer ritualin e faljes në autostradë, ndërkohë që e ka ndaluar makinën e tij luksoze të tipit BMW në rrugë.
Ai që drejton në punë të mira është si ai që i kryen ato″, shkroi Fero në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Ky ndryshim drastik i reperit vjen pas një sërë ngjarjesh në jetën e tij private, si akuzat për dhunë në familje nga gruaja e tij dhe arrestimit nga policia.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.