Izrael, mbi 100,000 njerëz protestuan kundër ndryshimeve në drejtësi

Qytetarët izraelitë janë ngritur në protesta. Më shumë se 100,000 individë protestuan të shtunën në Tel Aviv kundër qeverisë së Netanyahut ndërsa demonstrata të ngjashme u mbajtën edhe në disa qytete izraelite.Protestat antiqeveritare, të nxitura nga reforma e diskutueshme në sistemin gjyqësor, vazhdojnë për javën e 38-të në vend. Kryeministri izraelit ndodhet në SHBA ndërsa […]

Shtator 24, 2023 - 10:10
 0
Izrael, mbi 100,000 njerëz protestuan kundër ndryshimeve në drejtësi

Qytetarët izraelitë janë ngritur në protesta. Më shumë se 100,000 individë protestuan të shtunën në Tel Aviv kundër qeverisë së Netanyahut ndërsa demonstrata të ngjashme u mbajtën edhe në disa qytete izraelite.Protestat antiqeveritare, të nxitura nga reforma e diskutueshme në sistemin gjyqësor, vazhdojnë për javën e 38-të në vend.

Kryeministri izraelit ndodhet në SHBA ndërsa njerëzit shprehin mosmiratimin e tyre për reformën e sistemit gjyqësor. Në fund të korrikut, duke sfiduar protestat masive, parlamenti izraelit miratoi një amendament që kufizon aftësinë e Gjykatës së Lartë për të rrëzuar vendimet e qeverisë që i konsideron “të papërshtatshme”.

Kritikët e reformës e shohin atë si një kërcënim për demokracinë në Izrael. Qeveria Netanyahu argumenton se reforma në drejtësi është e domosdoshme për të kufizuar ndërhyrjen “e tepruar” të Gjykatës së Lartë në punën e qeverisë. Deri më tani, negociatat me opozitën për të arritur një kompromis nuk kanë dhënë fryte.

Gjykata e Lartë e Izraelit po shqyrton tetë ankesa kundër amendamentit të kontestuar. Në një intervistë me CNN të premten, Benjamin Netanyahu shmangu një përgjigje të qartë kur u pyet nëse do të respektonte një vendim të Gjykatës së Lartë kundër amendamentit.

“Unë besoj se ne duhet të respektojmë vendimet e Gjykatës së Lartë dhe se Gjykata e Lartë duhet të respektojë projektligjet e miratuara nga Knesset”, tha kryeministri i Izraelit

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.