Izraeli: Beteja të vështira në fazën e dytë të luftës! Ankthi për jetët e civilëve rritet

  Faza e dytë e luftës në Gaza është e vështirë, thotë Izraeli, pasi goditjet vazhdojnë në të gjithë enklavën dhe civilët palestinezë

Dhjetor 5, 2023 - 14:22
 0
Izraeli: Beteja të vështira në fazën e dytë të luftës! Ankthi për jetët e civilëve rritet

 

Faza e dytë e luftës në Gaza është e vështirë, thotë Izraeli, pasi goditjet vazhdojnë në të gjithë enklavën dhe civilët palestinezë nuk dinë ku të gjejnë strehë.

 

“Tani po ecim përpara me fazën e dytë. Faza e dytë do të jetë e vështirë ushtarakisht”, u tha zëdhënësi i ushtrisë, Elion Levi gazetarëve.

 

Forcat Chahal kanë filluar operacionet ushtarake në sektorin juor të Rripit të Gazës, ku janë strehuar rreth 1 milion refugjatë.

 

Izraeli është nën presion të vazhdueshëm ndërkombëtar, përfshirë edhe nga Uashingtoni, për të lufizuar viktimat civile.

 

“Çdo kontribut konstruktiv që marrim, çdo këshillë strategjike serioze për të dëmtuar Hamasin duke minimizuar dëmin ndaj civilëve, sigurisht që ne do ta konsiderojmë atë”, tha zëdhënësi, duke shtuar se këshilla duhet të jetë në përputhje me qëllimin e çmontimit të Hamasit.

 

Ndërkohë, një zëdhënës i ushtrisë izraelite u bëri thirrje civilëve palestinezë në zonën Han Younes të Rripit jugor të Gazës që të ndjekin udhëzimet e ushtrisë që synojnë t’i mbajnë ata jashtë rrezikut ndërsa përleshjet përshkallëzohen.

 

“Ajo që qytetarët duhet të bëjnë për të qëndruar të sigurt është të dëgjojnë udhëzimet që vijnë nga llogaritë tona në Twitter, nga faqja jonë e internetit dhe gjithashtu të shikojnë fletushkat që janë hedhur në zonat e tyre,” u tha gazetarëve Richard Hecht.

 

Operacionet po zhvillohen në një kohë kur palestinezët që kanë kërkuar strehim në Gazën jugore nuk dinë se ku të drejtohen./vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.