Izraeli bombardon jugun dhe veriun e Gazës

Forcat izraelite bombarduan objektiva në të gjithë Gazën të shtunën. Njoftohet për dhjetëra palestinezë të vrarë ose të plagosur, pavarësisht thirrjeve amerikane për

Dhjetor 16, 2023 - 21:49
 0
Izraeli bombardon jugun dhe veriun e Gazës

Forcat izraelite bombarduan objektiva në të gjithë Gazën të shtunën. Njoftohet për dhjetëra palestinezë të vrarë ose të plagosur, pavarësisht thirrjeve amerikane për uljen e shkallës së sulmeve.

Uashingtoni i ka kërkuar Izraelit që të përqendrohet vetëm tek udhëheqësit e Hamasit.

Në Khan Younis në jug, zyrtarët palestinezë të shëndetësisë njoftuan se në spitalin Nasser ishin dërguar trupat e 20 palestinezëve të vrarë nga sulmet ajrore gjatë natës, përveç dhjetëra të plagosurve, mes tyre gra dhe fëmijë. Njoftimet nuk mund të vërtetohen në mënyrë të pavarur.

Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thanë gjithashtu se sulmet izraelite në qytetin e Gazës, në veri, kishin goditur selinë e organizatës YMCA, e cila strehon qindra të zhvendosur dhe raportoi për disa të vdekur dhe të plagosur./voa

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.