Izraeli bombardon kampin e refugjatëve në Gaza, 15 të vdekur (VIDEO)

Forcat izraelite bombarduan kampin Nuseirat në Rripin qendror të Gazës të martën, duke vrarë të paktën 15 persona dhe duke plagosur disa të

Mars 19, 2024 - 23:45
 0
Izraeli bombardon kampin e refugjatëve në Gaza, 15 të vdekur (VIDEO)

Forcat izraelite bombarduan kampin Nuseirat në Rripin qendror të Gazës të martën, duke vrarë të paktën 15 persona dhe duke plagosur disa të tjerë, sipas zyrtarëve shëndetësorë të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Një operacion kërkim-shpëtimi u zhvillua të martën vonë në rrënojat e një ndërtese trekatëshe të rrafshuar nga bombardimet, pasi ekziston frika e njerëzve të bllokuar në rrënoja.

Më shumë se 31,800 palestinezë janë vrarë nga operacionet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga ministria e Shëndetësisë në enklavën e kontrolluar nga Hamasi./vizionplus.tv
nplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.