Izraeli ekzekuton liderin e Hamasit, përdorte si mburoja njerëzore pacientët e një spitali

Izraeli pretendon, nëpërmjet disa pamjeve filmike, se ka vrarë një komandant të lartë të Hamasit, i cili thuhet se mbajti peng 1000 banorë të Gazës në një spital. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se udhëheqësi i Brigadës al-Furqan, Ahmed Siam, “ishte fshehur në shkollën Al Buraq së bashku me terroristët e tjerë”. Siam […]

Nëntor 13, 2023 - 09:25
 0
Izraeli ekzekuton liderin e Hamasit, përdorte si mburoja njerëzore pacientët e një spitali

Izraeli pretendon, nëpërmjet disa pamjeve filmike, se ka vrarë një komandant të lartë të Hamasit, i cili thuhet se mbajti peng 1000 banorë të Gazës në një spital. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se udhëheqësi i Brigadës al-Furqan, Ahmed Siam, “ishte fshehur në shkollën Al Buraq së bashku me terroristët e tjerë”.

Siam pretendohej se kishte mbajtur rreth një mijë banorë të Gazës peng në spitalin Al-Rantisi në qytetin e Gazës dhe i përdori ata si ‘mburoja njerëzore’. IDF pretendoi se kishte vrarë Siam në një operacion të përbashkët me agjencinë e inteligjencës të vendit Shin Bet rreth mesditës të së premtes. Daniel Hagari, zëdhënësi i IDF-së, shkroi në X:

“Ahmed Siam u vra kur u fsheh në një shkollë, ku një numër terroristësh të Hamasit që ishin nën komandën e tij u fshehën dhe u vranë bashkë me të”. “Ahmed Siam është një shembull tjetër i shfrytëzimit të banorëve të Rripit të Gazës dhe objekteve civile nga organizata terroriste Hamas, si një mburojë njerëzore për nevojat terroriste të organizatës”.

Zyrtarët palestinezë thanë të premten se të paktën 25 palestinezë ishin vrarë në një sulm izraelit në shkollë, e cila ishte e mbushur me të evakuuar. Ndërkohë spitalet e Gazës kanë qenë nën zjarr ditët e fundit, ndërsa luftimet intensive vazhdojnë.

IDF tha se ishte gati të evakuonte foshnjat nga spitali më i madh i Gazës, Al-Shifa, ku zyrtarët palestinezë kanë thënë se dy të porsalindur vdiqën dhe dhjetëra të tjerë ishin në rrezik pasi karburanti mbaroi mes luftimeve intensive në të gjithë enklavën.

Spitali është detyruar të pezullojë funksionimin pasi i ka mbaruar karburanti, sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza të drejtuar nga Hamasi, gjë që ka bërë që dy fëmijë të porsalindur, nga 45 që trajtoheshin atje, të vdesin.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.