Izraeli eleminon me dronë disa persona që tentuan të futen nga Libani

Forcat izraelite ushtarake kanë bërë të ditur se kanë vrarë disa persona të cilët janë përpjekur të futen në territorin e Izraelit nga Libani për të kryer sulme. Megjithatë, ende nuk është konfirmuar numri i saktë dhe koha kur ka ndodhur kjo ngjarje. Ditën e premte, ushtria izraelite konfirmoi se po kryente sulme me dronë […]

Tetor 14, 2023 - 10:05
 0
Izraeli eleminon me dronë disa persona që tentuan të futen nga Libani

Forcat izraelite ushtarake kanë bërë të ditur se kanë vrarë disa persona të cilët janë përpjekur të futen në territorin e Izraelit nga Libani për të kryer sulme.

Megjithatë, ende nuk është konfirmuar numri i saktë dhe koha kur ka ndodhur kjo ngjarje. Ditën e premte, ushtria izraelite konfirmoi se po kryente sulme me dronë në objektivat e Hezbollahut  në Liban.

Pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, kufiri me Libanin ka pasur më shumë lëvizje. Ai ka qenë kryesisht një zonë e qetë, që prej vitit 2006 në luftën Izrael-Liban.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.