Izraeli fut tanket në Gaza/ Tensione edhe në bregun perëndimor, plagosen 8 palestinezë

Forcat tokësore izraelite u futën brenda Rripit verior të Gazës këtë të enjte, duke sulmuar objektiva të shumta të Hamasit përfshrë edhe pika

Tetor 26, 2023 - 12:10
 0
Izraeli fut tanket në Gaza/ Tensione edhe në bregun perëndimor, plagosen 8 palestinezë

Forcat tokësore izraelite u futën brenda Rripit verior të Gazës këtë të enjte, duke sulmuar objektiva të shumta të Hamasit përfshrë edhe pika nga ku lëshohesin raketa.

 

Operacionin nga toka e ka bërë të ditur ushtria izraelite e cila ka publikuar edhe pamjet duke e quajtur aksionin më të madh tokësor të luftës që nga nisja në 7 tetor.

 

Video e aksionit gjatë natës tregon automjete të blinduara që kalpjnë nëpër një zonë kufitare me rërë.

 

Ushtria ka thënë gjthashtu se ky hap vjen si përgatitje e terrenit për fazat e ardhshme të luftimeve duke paralajmëruar sërish sulmin tokësor në shkallë të gjerë ndaj rripit të Gazës.

 

Ndërkohë sulmet  ajrore nuk janë ndalur. Mediat raportojnë për raketa të hedhura në një nga qytetet jugore të rripit të gazës, ku palestinesëve iu është thënë të streëhohen.

 

Informacionet paraprake bëjnë të diktur për dhjetëra viktima nga ky bombardim.

 

Gjatë natës, ushtria izraelite ka kryer bastisje edhe në Bregun perëndimor ku raportohet për 8 palestnezë të plagosur.

 

Sipas Shoqatës së të Burgosurve Palestinez, forcat izraelite kanë arrestuar më shumë se 1,450 palestinezë që nga 7 tetori dhe të paktën 103 janë vrarë në ato bastisje.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.