Izraeli godet Libanin, Blinken: Lejoni kthimin e civilëve në shtëpi

Forcat e mbrojtjes  së Izraelit  kanë njoftuar se  gjatë natës kanë goditur objektiva të shumta të Hesbollaut në Liban Ushtria ka bërë me

Janar 8, 2024 - 12:23
 0
Izraeli godet Libanin, Blinken: Lejoni kthimin e civilëve në shtëpi

Forcat e mbrojtjes  së Izraelit  kanë njoftuar se  gjatë natës kanë goditur objektiva të shumta të Hesbollaut në Liban

Ushtria ka bërë me dije se  avionët luftarake kanë sulmuar një  bazë ushtarake  të Hesbollah  në zonën e Marëahin.

Ndërkohë  të paktën 73 palestinezë janë vrarë dhe  99 të tjerë janë plagosur  në Gaza gjatë orëve të fundit.

Sekretari i  amerikan i shtetit Anthony Blinken ka vijuar vizitën e tij në Lindjen e Mesme . Pasi është takuar me Emirin e Katarit, në një konferencë për shtyp  Blinken ka bërë thirrje  që civilët palestinezë të lejohen të kthehen në shtëpi dhe ndaj tyre nuk duhet ushtruar trysni për t’u larguar nga Rripi i Gazës.

“Civilët duhet të jenë në gjendje të kthehen në shtëpi sa më shpejt që të lejojnë kushtet. Ata nuk mund dhe nuk duhet të detyrohen të largohen nga Gaza. Ne kundërshtojmë deklaratat e disa ministrave dhe ligjvënësve izraelitë që bëjnë thirrje për një zhvendosje të palestinezëve jashtë Gazës. Këto deklarata janë të papërgjegjshme, janë nxitëse dhe vetëm sa e bëjnë më të vështirë sigurimin e një të ardhmeje të Gazës”, tha Blinken.

Ndërsa emiri i Katarit   tha se  vrasja e një udhëheqësi të lartë të Hamasit në një sulm të Izraelit me dron në Bejrut ka ndikuar në mundësitë për të ndërmjetësuar mes izraelitëve dhe palestinezëve. Megjithatë  Katari do të vazhdojë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për ti dhënë fund konfliktit. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.