Izraeli: Hamasin do ta fshijmë nga “faqja e dheut”

Numri i viktimave të luftës mes Izraelit dhe grupit terrorist të Hamasit ka shkuar në 2500 me rreth 1300 jetë të humbura të

Tetor 12, 2023 - 11:40
 0
Izraeli: Hamasin do ta fshijmë nga “faqja e dheut”

Numri i viktimave të luftës mes Izraelit dhe grupit terrorist të Hamasit ka shkuar në 2500 me rreth 1300 jetë të humbura të shtetasve izraelitë dhe 1200 të tjerë palestinezë.

Rreth 10 mijë kanë mbetur të lënduar nga të dyja palët. Sulmet nga ajri nuk kanë ndaluar as gjatë natës së kaluar, ndërsa ministri i mbrojtjes në Tel Aviv ka dhënë shenja se një tjetër ofensivë do të nisë edhe nga toka.

Prej disa ditësh trupat tokësorë kanë rrethuar rripin e Gazës dhe po qëndrojnë në gatishmëri.

Një natë më parë pas formimit të qeverisë së luftës, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe kryetari i opozitës Benny Gantz dolën në një deklaratë për media për të dëshmuar unitetin, ndërsa premtuan shfarosjen e grupit terrorist të Hamasit.

 

BENJAMIN NETANJAHU

KRYEMINISTER I IZRAELIT

“Ne kemi lënë mënjanë çdo çështje tjetër sepse fati i vendit tonë është në rrezik. Ne do të punojmë së bashku, krah për krah, për qytetarët e Izraelit dhe për shtetin e Izraelit.”

 

 BENNY GANTZ

JRYETAR I I OPOZITES SE IZRAELIT

“Qeveria e sapoformuar është e bashkuar dhe e gatshme ta fshijë nga faqja e dheut këtë gjë të quajtur Hamas”

 

Ndërsa presidenti amerikan Joe Biden, megjithë mbështetjen e plotë i ka bërë thirrje Izraelit të respektojë rregullat e luftës, ndërsa bëri një paralajmërim edhe për Iranin.

 

JOE BIDEN

PRESIDENT I SHBA

“Ne kemi zhvendosur aeroplanmbajtësin më të madh në botë në Mesdheun lindor, po dërgojmë më shumë avionë luftarakë në atë rajon dhe ua kemi bërë të qartë iranianëve: Kini kujdes.”

 

Deri më tani nuk ka prova që implikojnë Iranin në sulmet e papritura të Hamasit pavarësisht armiqësisë së tij me Izraelin dhe SHB-së.

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.