Izraeli heq vizat për qytetarët e Kosovës

Izraeli ka rënë dakord që shtetasit e Kosovës të udhëtojnë atje pa viza për qëllime turistike. Ambasadorja izraelite në Kosovë, Tamar Ziv njoftoi

Janar 29, 2024 - 17:51
 0
Izraeli heq vizat për qytetarët e Kosovës

Izraeli ka rënë dakord që shtetasit e Kosovës të udhëtojnë atje pa viza për qëllime turistike.

Ambasadorja izraelite në Kosovë, Tamar Ziv njoftoi ditën e sotme Presidenten e vendit, Vjosa Osmani gjatë një takimi.

Presidenca njoftoi se “në takim u diskutua për bashkëpunimin në mes të dy shteteve, si dhe për marrëveshjet ndërshtetërore në fusha të ndryshme të cilat pritet të nënshkruhen së shpejti”.

“Ambasadorja Ziv e njoftoi Presidenten Osmani se pas kërkesës së Presidentes drejtuar institucioneve të Izraelit, qeveria e Izraelit ka shprehur pajtueshmërinë për miratimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Në këtë drejtim, të dy ministritë përkatëse do të vazhdojnë me procedurat e nënshkrimit të marrëveshjes dhe qytetarët do të njoftohen sapo vendimi të hyjë në fuqi. Përmes kësaj marrëveshje, qytetarëve të Kosovës do t’u mundësohet udhëtimi pa viza në Izrael për qëllime turistike”.

Osmani e ka falënderuar ambasadoren për këtë vendim, duke e cilësuar atë si “zhvillim pozitiv i cili do t’i hapë rrugë bashkëpunimit më të thelluar në mes të dy vendeve”.

“Tutje, me rastin e përvjetorit të Ditës së Kujtimit të viktimave të Holokaustit, Presidentja Osmani përsëriti se Kosova kujton miliona njerëz të pafajshëm të humbur në një nga kapitujt më të errët të historisë së njerëzimit, dhe se kjo ditë shërben si rikujtim për pasojat shkatërruese që rrjedhin nga urrejtja dhe paragjykimi”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ambasadorja Ziv e ka informuar për situatën e sigurisë në Izrael, ndërsa presidentja Osmani e informoi ambasadoren për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.