Izraeli intensifikon sulmet, 55 të vrarë gjatë natës, goditet edhe Bregu Perëndimor

Ushtria Izraelite zotohet të intensifikojë sulmet ajrore në Rripin e Gazës dhe paralajmëron palestinezët në veri të territorit të largohen drejt jugut. Sipas ushtrisë kjo do të lejojë Tel Avivin të minimizojë risqet ndaj forcave të tyre, të pozicionuara në kufirin me Gazën, në fazën e re të luftës. Izraeli ka grumbulluar atje një numër […]

Tetor 22, 2023 - 13:30
 0
Izraeli intensifikon sulmet, 55 të vrarë gjatë natës, goditet edhe Bregu Perëndimor

Ushtria Izraelite zotohet të intensifikojë sulmet ajrore në Rripin e Gazës dhe paralajmëron palestinezët në veri të territorit të largohen drejt jugut. Sipas ushtrisë kjo do të lejojë Tel Avivin të minimizojë risqet ndaj forcave të tyre, të pozicionuara në kufirin me Gazën, në fazën e re të luftës.

Izraeli ka grumbulluar atje një numër të madh trupash dhe tankesh në pritje të ofensivës së lajmëruar tokësore. Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, gjenerali Herzi Halevi u tha trupave të shtunën se ushtria do të hyjë në Gaza dhe do të shkatërrojë Hamasin.

“Do të hyjmë në Rripin e Gazës dhe do të nisim operacionin për të shkatërruar infrastrukturën e Hamasit. Në mendje do të mbajmë imazhet e atyre që u vranë në Izrael dy javë më parë”, tha Halevi.

Hamasi sakaq, bëri të ditur se 55 persona ishin vrarë në sulmet ajrore gjatë natës në Gaza. Sipas militantëve më shumë se 30 banesa ishin shkatërruar në orët pasi ushtria njoftoi intensifikim te sulmeve ajrore.

Izrali sulmoi gjithashtu Bregun e pushtuar Perëndimor. Së fundmi u godit një xhami në Jenin, që sipas ushtrisë ishte qendër komande për terroristët, dhe një kamp me refugjatë, ku u vranë 13 vetë.

Forcat e mbrojtjes nuk komentuan sulmet në Bregun Perëndimor, por paralajmëruan se grupi militant i Hezbollahut po luan lojë shumë të rrezikshme në përshkallëzimin e konfliktit.

Pentagoni ka njoftuar sakaq, se trupa shtesë amerikane do të vihen në “gatishmëri për mobilizim”, për shkak të kërcënimeve nga Irani dhe aleatët e tij në rajonin e Lindjes së Mesme.

Sakaq Organizata e Kombeve të Bashkuara shpreson të fusë më shumë ndihma në territor, pasi furnizimet jetësore arritën qytetarët e izoluar për herë të parë që prej shpërthimit të luftës, gjatë së shtunës. OKB e cilësoi hyrjen e kamionëve të parë nga Egjipti si një pikë në oqean, duke konsideruar situatën katastrofike në rajon.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.