Izraeli: Jemi në ‘zemrën’ e tre zonave të Rripit të Gazës, dita më intensive e luftimeve

Forcat ushtarake izraelite njoftuan se ndodhen në “zemër” të tre zonave të Rripit të Gazës, përfshirë Khan Younis. Sulmet e vazhdueshme janë përkthyer

Dhjetor 5, 2023 - 16:20
 0
Izraeli: Jemi në ‘zemrën’ e tre zonave të Rripit të Gazës, dita më intensive e luftimeve

Forcat ushtarake izraelite njoftuan se ndodhen në “zemër” të tre zonave të Rripit të Gazës, përfshirë Khan Younis. Sulmet e vazhdueshme janë përkthyer në rezultat të konsideruar si pozitiv nga forcat izraelite, duke përparuar në pika strategjike.

 

Ky përparim vjen pas paralajmërimeve ndaj civilëve për t’u zhvendosur në jug, në mënyrë që të shpëtojnë nga sulmet. Pas fitimit të terrenit në këto zona, Izraeli pretendon se në të ndodhen terroristët e Hamasit.

 

 “Jemi në ditën më intensive që nga fillimi i operacionit tokësor, për sa i përket terroristëve të vrarë, numrit të përleshjeve dhe përdorimit të fuqisë së zjarrit nga toka dhe ajri”, thuhet në njoftim.

 

Nga ana tjetër, rreth 85% e popullsisë së Gazës është zhvendosur, ndërkohë civilët nuk dihet saktë nëse kanë marrë paralajmërimet e ushtrisë izraelite. Kjo, pasi për shkak të sulmeve rrjeti i internetit dhe telefonisë është shkëputur thuajse plotësisht.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.