Izraeli: Jemi të gatshëm për një tjetër armëpushim me Hamasin
Izraeli është i gatshëm për një armëpushim të dytë. Presidenti izraelit, Isaac Herzog deklaroi se vendi i tij është dakord që të ndërmjetësohet një
Izraeli është i gatshëm për një armëpushim të dytë. Presidenti izraelit, Isaac Herzog deklaroi se vendi i tij është dakord që të ndërmjetësohet një tjetër armëpushim që do të ndihmojë edhe në lirimin e pengjeve.
“Izraeli është gati për një tjetër pauzë humanitare dhe ndihmë shtesë humanitare për të mundësuar lirimin e 105 pengjeve”, tha ai.
Marrëveshja e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit muajin e kaluar zgjati shtatë ditë. Negociatat për zgjatjen e këtij armëpushimi dështuan dhe sulmet izraelitet synuar sërish zonat ku ndodhen anëtarët e Hamasit. Megjithatë, sulmet izraelite kanë vrarë shumë civilë gjë e cila ka sjellë dhe reagimin e shumë vendeve të botës./vizionplus.tv/
What's Your Reaction?