Izraeli kalon në gatishmëri të lartë në mbrojtjen ajrore, pritet sulm “hakmarrës” nga Irani

Pas bombardimeve izraelite që rrafshuan konsullatën iraniane në Siri ku vdiq edhe Mohammed Reza Zahedi, një prej gjeneralëve më të lartë të Gardës Revolucionare të Iranit, Izraeli është në gatishmëri të lartë për një përgjigjie të mundshme iraniane. Pas ngjarjes, Irani paralajmëroi reagim të ashpër ndaj Izraelit, ndërsa edhe Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane (CIA), […]

Prill 3, 2024 - 21:55
 0
Izraeli kalon në gatishmëri të lartë në mbrojtjen ajrore, pritet sulm “hakmarrës” nga Irani

Pas bombardimeve izraelite që rrafshuan konsullatën iraniane në Siri ku vdiq edhe Mohammed Reza Zahedi, një prej gjeneralëve më të lartë të Gardës Revolucionare të Iranit, Izraeli është në gatishmëri të lartë për një përgjigjie të mundshme iraniane.

Pas ngjarjes, Irani paralajmëroi reagim të ashpër ndaj Izraelit, ndërsa edhe Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane (CIA), ka paralajmëruar autoritetet izraelite se mund të goditen nga një sulm iranian.

Në kuadër të masave të ndërmarra mbi një sulm të mundshëm, Izraeli ka njoftuar forcimin e mbrojtjes ajrore.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.