Izraeli kundër të gjithëve! Netanyahu: Operacioni në Rafah do zgjasë disa javë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ritheksuar vendosmërinë për të filluar ofensivën në Rafah. Partnerëve ndërkombëtarë, Netanyahu u kujtoi masakrën e 7 tetorit të kryer nga Hamasi dhe gjithashtu u zotua të zhdukte organizatën ekstremiste, përgjithmonë. “Miqve tanë në bashkësinë ndërkombëtare u them: A është kujtesa juaj aq e dobët? Ju e harruat kaq shpejt 7 […]

Mars 18, 2024 - 11:20
 0
Izraeli kundër të gjithëve! Netanyahu: Operacioni në Rafah do zgjasë disa javë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ritheksuar vendosmërinë për të filluar ofensivën në Rafah. Partnerëve ndërkombëtarë, Netanyahu u kujtoi masakrën e 7 tetorit të kryer nga Hamasi dhe gjithashtu u zotua të zhdukte organizatën ekstremiste, përgjithmonë.

“Miqve tanë në bashkësinë ndërkombëtare u them: A është kujtesa juaj aq e dobët? Ju e harruat kaq shpejt 7 tetorin, masakrën më të rëndë kundër hebrenjve pas Holokaustit”, tha Netanyahu.

“A jeni të gatshëm t’ia mohoni kaq shpejt Izraelit të drejtën për t’u mbrojtur kundër përbindëshave si Hamasi?” shtoi ai.

“E ritheksoj: Ne do të operojmë në Rafah. Kjo do të zgjasë disa javë dhe do të ndodhë”, tha Netanyahu në fillim të një mbledhjeje të qeverisë. Hamasi kërkon armëpushim të përhershëm në Gaza, gjë që është kundërshtuar nga Qeveria e Netanyahut, e cila ngul këmbë se, së pari duhet ta përmbushë synimin për ta “çrrënjosur Hamasin”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.