Izraeli me kusht të prerë: Gaza pa drita, ujë dhe karburant deri sa të lirohen pengjet

Ministri i Energjisë në Izrael, Israel Katz, tha se rrethimi i Gazës nuk do të mbarojë derisa të lirohen të gjithë pengjet. Në një postim në rrjetet sociale ai tha se “asnjë çelës drite nuk do të ndizet, asnjë çezmë uji nuk do të hapet dhe asnjë kamion me karburant nuk do të hyjë në […]

Tetor 12, 2023 - 11:25
 0
Izraeli me kusht të prerë: Gaza pa drita, ujë dhe karburant deri sa të lirohen pengjet

Ministri i Energjisë në Izrael, Israel Katz, tha se rrethimi i Gazës nuk do të mbarojë derisa të lirohen të gjithë pengjet.

Në një postim në rrjetet sociale ai tha se “asnjë çelës drite nuk do të ndizet, asnjë çezmë uji nuk do të hapet dhe asnjë kamion me karburant nuk do të hyjë në Gaza derisa të gjithë të rrëmbyerit të lirohen”.

Kujtojmë se Izraeli ka ndaluar furnizimet në Rripin e Gazës pas sulmeve të Hamasit të shtunën. Ndërkohë sot ka mbërritur atje edhe Sekretari amerikan i Shteti, Antony Blinken që do të takohet me zyrtarët izraelitë.

 

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.