Izraeli merr kontrollin e Rafah, tanket e ushtrisë në pikën e kalimit kufitar

Ushtria izraelite ka depërtuar deri në skajin më jugor të Rripit të Gazës dhe ka marrë kontrollin e pikë kalimit të Rafah. Në

Maj 7, 2024 - 12:35
 0
Izraeli merr kontrollin e Rafah, tanket e ushtrisë në pikën e kalimit kufitar

Ushtria izraelite ka depërtuar deri në skajin më jugor të Rripit të Gazës dhe ka marrë kontrollin e pikë kalimit të Rafah.

Në pamjet e publikuara  shfaqen tanket, ushtarët dhe flamujt e Izraelit brenda territorit në jug ku po zhvillojnë operacionin të cilin autoritetet në Tel Aviv e kanë quajtur të kufizuar.

“Gjatë natës, trupat tokësore të ushtrisë morën kontrollin në pikë kalimin e Rafah nga ana e Gazës dhe filluan një operacion të saktë kundër terrorizmit. Kjo me qëllim për të eliminuar terroristët e Hamasit dhe për të çmontuar infrastrukturën terroriste brenda zonave specifike të Rafahut lindor”, thanë forcat e mbrojtjes së Izraelit

Të hënën pasdite Hamasi deklaroi se kishte pranuar një propozim armëpushimi që po diskutohej prej javësh por  megjithatë, zyra e kryeministrit izraelit

Benjamin Netanyahu, tha se ai nuk përmbushte kërkesat e Izraelit dhe se kabineti i tij i luftës kishte miratuar vazhdimin e operacionit në Rafah.

Pikëkalimi i Rafah me Egjiptin ka shërbyer si një pikë kyçe gjatë 7 muajve luftë duke qenë për një kohë të gjatë porta e vetme për ndihmën humanitare që mbërrinte në Rripin e Gazës.

Ndërhyrja e paralajmëruar e ushtrisë në Rafah ka nxitur kritika të ashpra dhe përçarje mes Izraelit dhe aleatëve të tij perëndimorë.

Në pjesën jugore të Rripit të Gazës janë grumbulluar pjesa më e madhe e palestinezëve të zhvendosur nga banesat e tyre në rreth 7 muaj luftë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.