“Izraeli na tradhtoi dhe na goditi”, bombardimet vrasin 13 anëtarët e një familje në Gaza

Dima Allamdani dhe familja e saj janë mes qindra mijëra banorëve të Gazës të shpërngulur në jug, për t’i shpëtuar breshërisë së sulmeve ajrore izraelite kundër territorit. Duke mos ditur se ku të shkonin tjetër, familja me 17 persona u strehua në Khan Younis, me shpresën se kishin gjetur një mbrojtje të përkohshme. Por mbrëmjen […]

Tetor 23, 2023 - 14:25
 0
“Izraeli na tradhtoi dhe na goditi”, bombardimet vrasin 13 anëtarët e një familje në Gaza

Dima Allamdani dhe familja e saj janë mes qindra mijëra banorëve të Gazës të shpërngulur në jug, për t’i shpëtuar breshërisë së sulmeve ajrore izraelite kundër territorit. Duke mos ditur se ku të shkonin tjetër, familja me 17 persona u strehua në Khan Younis, me shpresën se kishin gjetur një mbrojtje të përkohshme. Por mbrëmjen e 17 tetorit, bombardimet masive ajrore nga avionët izraelitë të luftës goditën vendstrehimin e tyre. Allamdani, vëllai i saj dhe dy kushërinj i mbijetuan bombardimeve, duke shpëtuar me vetëm disa plagë. Por 13 pjesëtarët e tjerë të familjes, përfshirë prindërit dhe 11 motra e vëllezër nuk patën të njëjtin fat.

“Kur u zhvendosëm në Khan Junis me familjen ishim 17 vetë. Më pas hebrenjtë na goditën dhe na tradhtuan dhe u bëmë 4. Nuk mund ta kuptoj si mund të jetojmë tani dhe të kthehemi në shtëpinë tonë në Gaza”, u shpreh Dima Allamdani.

Nuk vonoi shumë para se 18-vjeçarja ta gjente veten me detyrën e vështirë të identifikimit të trupave të të dashurve të saj në një morg lokal.

“Fillimisht më thanë, eja të shohësh nënën. Nuk ma treguan fytyrën e saj, por e dallova që ishte ajo nga këmbët. Zoti e bekoftë shpirtin e saj, u ndjeva zemërthyer. Më pas hapën arkivolin e babait, i cili nuk kishte shenja plagësh por kishte vdekur. Kisha një motër 16-vjeçare mes viktimave, dhe ata kishin shkruar emrin tim mbi arkivol pasi menduan që mund të isha unë”.

Jetimja 18-vjeçare, vëllai dhe kushërinjtë e mbijetuar, shumë prej të cilëve ende të fashuar, thonë se jetojnë mes frikës konstante të bombardimeve të mëtejshme. Allmadani e përshkuan fatin e tyre si një makth dhe thotë se ende se të gjithë familjarët e saj kanë vdekur.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.