Izraeli nuk ndal sulmet, disa palestinezë të vrarë në jug të rripit të Gazës

Nuk ndalet sulmet e izraelit ndaj Gazës. Forcat izraelite kanë vrarë disa palestinezë  dhe kanë ndaluar rreth 80 të tjerë në operacionet e

Shkurt 6, 2024 - 12:30
 0
Izraeli nuk ndal sulmet, disa palestinezë të vrarë në jug të rripit të Gazës

Nuk ndalet sulmet e izraelit ndaj Gazës.

Forcat izraelite kanë vrarë disa palestinezë  dhe kanë ndaluar rreth 80 të tjerë në operacionet e zhvilluara në 24 orët e fundit në qytetin jugor Han Junis .

Situata paraqitet katastrofike në rripin e Gazës, ndërsa një  kolonë kamionësh e OKB  që transportonte ushqime është goditur nga Izraeli

Sipas ushtrisë izraelite në mesin e të ndaluarve ka persona të cilët akuzohen për pjesëmarrje në vrasjet dhe rrëmbimet e 7 tetorit.

Ushtria ka vijuar ofensivën në jug të Gazës edhe gjatë fundjavës, duke paralajmëruar se forcat tokësore mund të përparojnë drejt qytetit Rafah, si pjesë e fushatës për të zhdukur Hamasin.

Në përpjekje për të arritur një marrëveshje të re armëpushimi në luftën mes Izraelit dhe Hamasit, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka udhëtuar në Lindjen e Mesme./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.