Izraeli nuk ndalet, mbi 250 sulme në 24 orë, dhjetëra civilë të vrarë

Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet në Gaza gjatë natës. Forcat ushtarake izraelite shprehen se kanë kryer mbi 250 sulme në 24 orët e

Dhjetor 13, 2023 - 12:24
 0
Izraeli nuk ndalet, mbi 250 sulme në 24 orë, dhjetëra civilë të vrarë

Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet në Gaza gjatë natës. Forcat ushtarake izraelite shprehen se kanë kryer mbi 250 sulme në 24 orët e fundit.

Nga ana tjetër, Hamasi bëri me dije se si pasojë e sulmeve janë vrarë të paktën 50 civilë.

Izraeli mohon të ketë pasur objektiv civilët, duke deklaruar se janë goditur zona të terroristëve. Në një reagim u tha se është goditur rajoni Sajaiya, pranë qytetit të Gazës, një bastion i rëndësishëm i Hamasit.

Izraeli ndodhet përballë një sërë kritikash të shumë vendeve të botës që kërkojnë armëpushim dhe garantimin e sigurisë së civilëve./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.