Izraeli paralajmëron: Do të mbajmë kontrollin e sigurisë në Gaza për vite me radhë

Teksa thirrjet për një zgjidhje me dy shtete në Lindjen e Mesme vazhdojnë, ministri i jashtëm i Izraelit ripërsëriti të martën qëndrimin se qeveria e tij synon të mbajë përgjegjësinë për sigurinë në Rripin e Gazës “për vite me radhë”. Sipas Israel Katz ky rend i vendosur pas sulmit të 7 tetorit do të mbetet […]

Janar 31, 2024 - 09:17
 0
Izraeli paralajmëron: Do të mbajmë kontrollin e sigurisë në Gaza për vite me radhë

Teksa thirrjet për një zgjidhje me dy shtete në Lindjen e Mesme vazhdojnë, ministri i jashtëm i Izraelit ripërsëriti të martën qëndrimin se qeveria e tij synon të mbajë përgjegjësinë për sigurinë në Rripin e Gazës “për vite me radhë”.

Sipas Israel Katz ky rend i vendosur pas sulmit të 7 tetorit do të mbetet në fuqi “derisa të jemi të sigurt se nuk do të vritemi më nga Gazanët“.

Kreu i diplomacisë izraelite gjatë një interviste për mediat gjermane i ka quajtur edhe një herë anëtarët e lëvizjes islamike palestineze Hamas si “nazistët e rinj”, të cilët sipas tij “duhet të eliminohen”.

Ai e quajti absolutisht absurde që pas gjithçkaje që ndodhi më 7 tetor, kur militantët e Hamasit sulmuan jugun e Izraelit “ka nga ata që po i thonë Izraelit se gjëja e duhur për të bërë është zgjidhja me dy shtete”.

Për më tepër, Katz këmbënguli se palestinezët vranë izraelitët dhe për këtë arsye qeveria e tij nuk ka ndërmend t’ua dorëzojë përgjegjësinë për sigurinë palestinezëve në të ardhmen.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.