Izraeli paralajmëron sërish Iranin dhe Hezbollahun, Netanyahu: Mos na testoni! Do të paguani një çmim të lartë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi sërish Iranin dhe Hezbollahun se do ta paguajnë me çmim të lartë për luftën. Në seancën hapëse të konferencës dimërore të Knesset-it, Benjamin Netanyahu u shpreh i sigurt se Izraeli do të arrijë fitoren përfundimtare kundër Hamasit, të cilin ai e cilësoi si “një version të ri të nazizmit”. “Ka shumë […]

Tetor 16, 2023 - 16:55
 0
Izraeli paralajmëron sërish Iranin dhe Hezbollahun, Netanyahu: Mos na testoni! Do të paguani një çmim të lartë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi sërish Iranin dhe Hezbollahun se do ta paguajnë me çmim të lartë për luftën.

Në seancën hapëse të konferencës dimërore të Knesset-it, Benjamin Netanyahu u shpreh i sigurt se Izraeli do të arrijë fitoren përfundimtare kundër Hamasit, të cilin ai e cilësoi si “një version të ri të nazizmit”.

“Ka shumë pyetje për fatkeqësinë që na ndodhi dhjetë ditë më parë. Ne do të hetojmë gjithçka deri në fund. Tani jemi të bashkuar për një qëllim, fitoren. Ne do të fitojmë sepse bëhet fjalë për ekzistencën tonë në këtë hapësirë, e cila ka shumë forca të errëta “, u shpreh ai.

Më tej ai paralajmëroi sërish Iranin dhe Hezbollahun, duke thënë se “Mos na testoni në veri, mos e përsëritni gabimin që keni bërë. Çmimi që paguani do të jetë shumë më i lartë. Bëni kujdes!”./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.