“Izraeli po shkakton zi buke”, Borrell: Uria në Gaza po përdoret si armë lufte

Izraeli po shkakton zi buke në Rripin e Gazës dhe po përdor urinë si armë lufte, tha sot shefi i politikës së jashtme

Mars 18, 2024 - 14:00
 0
“Izraeli po shkakton zi buke”, Borrell: Uria në Gaza po përdoret si armë lufte

Izraeli po shkakton zi buke në Rripin e Gazës dhe po përdor urinë si armë lufte, tha sot shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, një akuzë që ministri i jashtëm i Izraelit e hodhi poshtë menjëherë.

“Në Gaza ne nuk jemi më në prag të urisë, ne jemi në një gjendje urie, që ka prekur mijëra njerëz”, tha Borrell në hapjen e një sesioni të ndihmës humanitare në Gaza.

“Kjo është e papranueshme. Uria përdoret si një armë lufte. Izraeli po shkakton zi buke”, shtoi ai.

Në përgjigje, ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, i kërkoi Borellit të ndalojë sulmet ndaj Izraelit dhe të njohë të drejtën për vetëmbrojtje kundër krimeve të Hamasit.

Në një postim në Platformën X, Katz tha se Izraeli kishte lejuar ndihmën humanitare në Gaza nëpërmjet tokës, ajrit dhe detit, por shpërndarja e kësaj ndihme ishte ndërprerë me dhunë nga militantët e Hamasit në bashkëpunim me UNRWA. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.