“Izraeli po teston durimin tonë”/ Erdogan: 10 mijë të vdekur në Gaza, dikush do të duhet të paguajë faturën

“Izraeli po teston durimin tonë.” Kështu u shpreh presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan paraditen e së premtes teksa po fliste për konfliktin e vazhdueshëm në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Hamasit. “Një tragjedi që po ndodh para syve të botës. Një krim kundër njerëzimit që po vë në provë durimin tonë. Janë dhjetë mijë […]

Nëntor 10, 2023 - 17:05
 0
“Izraeli po teston durimin tonë”/ Erdogan: 10 mijë të vdekur në Gaza, dikush do të duhet të paguajë faturën

Izraeli po teston durimin tonë.” Kështu u shpreh presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan paraditen e së premtes teksa po fliste për konfliktin e vazhdueshëm në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Hamasit.

Një tragjedi që po ndodh para syve të botës. Një krim kundër njerëzimit që po vë në provë durimin tonë. Janë dhjetë mijë viktima, një dhunë për të cilën dikush do të duhet të paguajë faturën.

Bashkëpunëtorët e kësaj masakre do të përgjigjen fillimisht ndërgjegjes së tyre, pastaj historisë”, tha Erdogan, i cili pritet që të udhëtojë javën e ardhme në Gjermani, ku do të takohet me Olaf Scholz.

Ata pritet të diskutojnë edhe rreth zhvillimeve në Lindjen e Mesme, ndaj të cilave presidenti turk ka mbajtur një qëndrim të ndryshëm ndaj Hamasit dhe ka kritikuar ashpër Izraelin për sulmet në Rripin e Gazës./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.