Izraeli pranon autorësinë e sulmit ajror ndaj ambulancës, regjistrohen 15 viktima dhe 50 të plagosur

Izraeli ka marrë përgjegjësinë për sulmin jashtë spitalit Al-Shifa në Gaza, ku raportohet se humbën jetën 15 persona dhe u plagosën 50 të tjerë.

Nëntor 3, 2023 - 20:40
 0
Izraeli pranon autorësinë e sulmit ajror ndaj ambulancës, regjistrohen 15 viktima dhe 50 të plagosur

Izraeli ka marrë përgjegjësinë për sulmin jashtë spitalit Al-Shifa në Gaza, ku raportohet se humbën jetën 15 persona dhe u plagosën 50 të tjerë.

 

Videot e bëra virale në rrjet tregojnë njerëz të panikosur dhe të gjakosur, në pritje për të marrë ndihmë mjekësore nga ambulancat.

 

Në një deklaratë, Izraeli tha se kishte në shënjestër ambulancën sepse po përdorej nga Hamasi.

 

“Një avion IDF goditi një ambulancë që u identifikua nga forcat se po përdorej nga një celulë terroriste e Hamasit në afërsi të pozicionit të tyre në zonën e betejës”, thuhet në një deklaratë. “Një numër i operativëve terroristë të Hamasit u vranë në sulm. Ne kemi informacione që tregojnë se metoda e veprimit të Hamasit është transferimi i operativëve terroristë dhe armëve në ambulanca.”

 

Një zëdhënës i Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë në Gaza tha se ambulanca ishte në një kolonë mjekësore nga spitali, duke udhëtuar për në vendkalimin kufitar Rafah dhe kishte informuar Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për këtë lëvizje.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.