Izraeli refuzon “ofertën” e Hamasit për shkëmbimin e pengjeve: “Terrorizëm psikologjik”

Deklaratat e Hamasit në lidhje me shkëmbimin e pengjeve me palestinezët e arrestuar në Izrael “janë një formë e terrorizmit psikologjik, e krijuar

Tetor 28, 2023 - 22:05
 0
Izraeli refuzon “ofertën” e Hamasit për shkëmbimin e pengjeve: “Terrorizëm psikologjik”

Deklaratat e Hamasit në lidhje me shkëmbimin e pengjeve me palestinezët e arrestuar në Izrael “janë një formë e terrorizmit psikologjik, e krijuar për të përhapur presion dhe terror në familjet e pengjeve”.

 

Keshtu deklaroi zëdhënësi ushtarak izraelit Daniel Hagari.

 

Duke komentuar frazat që i atribuohen liderit të Hamasit në Gaza, Jahja Sinwar, Hagari tha: “Sinwar nuk është në gjendje të lëshojë deklarata”. 

 

Numri i përgjithshëm i pengjeve ndërkohë është rinovuar në 230, një më shumë se dje.

 

Nga ana tjeter ushtria izraelite beri te ditur se po e zgjeron sulmin tokesor ndaj Hamasit.

 

“Ushtria po zgjeron gradualisht aktivitetin tokësor në Gaza dhe përbërjen e forcave të saj”, tha zëdhënësi ushtarak Daniel Hagari. 

 

Në përgjigje të pyetjes nëse kjo do të thotë fillimi i një manovre të madhe kundër Hamasit, Hagari saktësoi:

 

“Ne kemi zgjeruar aktivitetin tonë operacional. Mënyra jonë e luftimit konsiston në sulmin: në tokë, në ajër dhe nga deti. Ky është një sulm ndaj Hamasit dhe ne synojmë ta zgjerojmë atë”.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.