Izraeli rikthen planin për shfarosjen e Hamasit: Përmbytja e tuneleve të Gazës me ujë deti

Izraeli mund të përmbytë tunelet e Gazës me ujë deti. “Wall Street Journal” ka rilançuar një lajm që ishte shfaqur një muaj më parë në një plan të studiuar nga ushtria e Tel Avivit. Inxhinierët kanë transferuar tashmë të paktën 5 sisteme pompimi në zonën e Rripit, por ende nuk ka një vendim nëse do […]

Dhjetor 5, 2023 - 13:16
 0
Izraeli rikthen planin për shfarosjen e Hamasit: Përmbytja e tuneleve të Gazës me ujë deti

Izraeli mund të përmbytë tunelet e Gazës me ujë deti. “Wall Street Journal” ka rilançuar një lajm që ishte shfaqur një muaj më parë në një plan të studiuar nga ushtria e Tel Avivit.

Inxhinierët kanë transferuar tashmë të paktën 5 sisteme pompimi në zonën e Rripit, por ende nuk ka një vendim nëse do të vazhdojë aksioni.

Megjithatë ideja nuk është e re, pasi vite më parë egjiptianët përdorën një metodë të ngjashme duke devijuar ujërat e zeza në zonën Rafah, në pikën kufitare me territorin palestinez. Kjo lëvizje ishte e lidhur me praninë e tuneleve të gërmuara nga kontrabandistët, por më pas të shfrytëzuara edhe nga milicët.

Ndërkohë, Shefat e Përbashkët të Shtabit të IDF e konsideruan kundërmasën një metodë për t’u përballur me atë që konsiderohet një kërcënim serioz dhe gjithashtu ia kaluan informacionin Shteteve të Bashkuara, ku është pritur me reagime të ndryshme.

Ka, në fakt, disa pengesa, të konsideruara edhe nga vetë izraelitët. E para ka të bëjë me fatin e pengjeve që janë ende në duart e palestinezëve. Dëshmitë e atyre që u liruan kanë konfirmuar se shumë prej të burgosurve kanë qenë të mbyllur në strukturat nëntokësore dhe për këtë arsye përmbytjet mund të bëhen fatale për ata që mbahen ende në këto mjedise.

Përmbytja e tuneleve të Gazës me ujë deti, Izraeli rikthen

Problemi i dytë përfaqësohet nga rreziqet për territorin, mundësisht të dëmtuar nga uji i detit. Së fundmi, ka të panjohura për efektivitetin e operacionit, dyshime të nxitura nga njohuritë e kufizuara të rrjetit të gërmuar nga guerilët gjatë viteve.

Është e mundur që sistemi të dalë i pamjaftueshëm ndërsa detajet që dihen mbi rrjetin e tuneleve të Hamasit janë të pjesshme.

Hamasi, si fraksionet e tjera, shpesh ka nënvizuar rëndësinë e tuneleve, ka treguar seksione me video ku përdorimi i tyre luftarak është i dukshëm dhe ka marrë përgjegjësinë për ndërtimin e dhjetëra kilometrave.

Izraeli, nga ana tjetër i ka paraqitur tunelet si një nga komponentët më të rëndësishëm të fortifikimit të kundërshtarit dhe jo vetëm, pasi IDF dhe Mosadi kanë shpenzuar mijëra para për të gjetur përgjigje, duke zhvilluar studime, madje duke krijuar barriera për t’u futur në tokë përgjatë kufirit për të ndaluar kalimet e palestinezëve.

Me fillimin e ofensivës, kërkimet për tunele u bënë parësore dhe iu besuan forcave speciale, inxhinierëve dhe forcave ajrore. Një zyrtar i lartë, në mënyrë anonime, hodhi hipotezën e përdorimit të masave “industriale”, ku përfshiheshin ekspertë nga sektori minerar.

Një konfirmim indirekt i vullnetit për të vepruar, por edhe i kërkimit të zgjidhjeve. Sipas burimeve ushtarake, 800 “hyrje” (ose dalje) janë lokalizuar dhe prej tyre të paktën 500 janë shkatërruar. Por, si gjithmonë, realiteti mbetet i errët, i kapur mes rreziqeve konkrete, propagandës dhe manovrave për të ngatërruar kundërshtarin.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.