Izraeli shkel ligjin ndërkombëtar? DASH: Armët e SHBA mund të jenë përdorur ndaj civilëve

Izraeli mund të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar në Rripin e Gazës duke përdorur armë që i ka blerë nga Uashingtoni. Kështu thotë

Maj 11, 2024 - 12:55
 0
Izraeli shkel ligjin ndërkombëtar? DASH: Armët e SHBA mund të jenë përdorur ndaj civilëve

Izraeli mund të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar në Rripin e Gazës duke përdorur armë që i ka blerë nga Uashingtoni.

Kështu thotë një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit i paraqitur në Kongresin e SHBA.

“Meqenëse SHBA është furnizuesi më i madh i sistemeve të armëve të Izraelit, është e arsyeshme të besohet se pajisjet e mbrojtjes që i nënshtrohen Memorandumit të Sigurisë Kombëtare janë përdorur nga forcat izraelite të sigurisë pas 7 tetorit, në rrethana që nuk janë në përputhje me Ligjin Ndërkombëtar Humanitar ose me praktikat më të mira të vendosura për zbutjen e dëmeve ndaj civilëve” , thuhet në raportin e DASH.

Departamenti i Shtetit vëren se ka marrë raporte nga disa burime të besueshme – si agjenci të OKB-së ashtu edhe organizata joqeveritare – për shkelje të mundshme të të drejtave të njeriut nga forcat e armatosura izraelite.
Në document po ashtu thekspohet se hetimet rreth shkeljeve të mundshme janë duke vazhduar, pasi deri tani SHBA nuk ka të dhënat e plota për të vërtetuar nëse armët amerikane janë përdorur konkretisht në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar humanitar.

Vlerësimi vjen pas shtatë muajsh sulmesh ajrore, luftimesh tokësore dhe kufizimeve të ndihmave që kanë shkaktuar vdekjen e afro 35,000 palestinezëve, kryesisht gra dhe fëmijë.

Presidenti amerikan Biden është përpjekur të mbajë një ekuilibër gjithnjë e më të vështirë, në mbështetje të luftës së kryeministrit Benjamin Netanyahu kundër Hamasit.

Ai është përballur me indinjatë në rritje brenda dhe jashtë vendit lidhur me rritjen e numrit të viktimave palestineze dhe gjendjes gjithnjë e më të mjerë humanitare, shkaktuar kryesisht nga kufizimet izraelite për shpërndarjen e ushqimit dhe ndihmave në Gazë.

Tensionet janë intensifikuar edhe më tej javët e fundit nga këmbëngulja e kryeministrit Benjamin Netanjahu për të zgjeruar ofensivën e ushtrisë izraelite në qytetin jugor të Rafahut./vizionplus.tv/ 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.