Izraeli sulmon kampin e refugjatëve në Gaza, dhjetëra viktima dhe të plagosur

Sulmet izraelite kanë goditur një kamp refugjatësh të Gazës veriore. Mediat ndërkombëtare raportojnë për dhjetëra viktima, pas sulmit vdekjeprurës në ndërtesën shumëkatëshe.  

Dhjetor 2, 2023 - 17:09
 0

Sulmi erdhi pas paralajmërimit nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit, që bënë thirrje për evakuim të civilëve në zonë.

“Evakuohuni urgjentisht sepse është e rrezikshme për ju të qëndroni atje”, ishte paralajmërimi që pasoi me sulmin e përgjakshëm.

Ndërtesa strehonte më shumë se 100 njerëz të zhvendosur nga Gaza veriore, sipas mediave ndërkombëtare.

Numri i viktimave nuk bëhet ende i ditur. Pas shpërthimit, civilët vrapuan për të rrënuar gërmadhat në kërkim të të afërmve të tyre.

Ndonëse paralajmërimet u lëshuan në gjuhën arabe në mediat sociale, mbetet e paqartë nëse civilët ishin në gjendje të informoheshin, kjo për shkak të mungesës së furnizimit me energji elektrike.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.