Izraeli sulmon kampin e refugjatëve në Gazë/ Numër i lartë viktimash, pjesa më e madhe fëmijë

Sulmet izraelite kanë bombarduar një tjetër kamp refugjatësh në Gazë. Mediat ndërkombëtare raportojnë për numër të madh viktimash, i cili ende nuk mund

Dhjetor 6, 2023 - 11:53
 0
Izraeli sulmon kampin e refugjatëve në Gazë/ Numër i lartë viktimash, pjesa më e madhe fëmijë

Sulmet izraelite kanë bombarduar një tjetër kamp refugjatësh në Gazë. Mediat ndërkombëtare raportojnë për numër të madh viktimash, i cili ende nuk mund të përcaktohet saktë, për shkak të kaosit në zonë.

 

Nga të dhënat fillestare rezulton se pjesa më e madhe e viktimave janë grad he fëmijë. Civilët u paralajmëruan të largoheshin nga forcat izraelite, por nuk dihet nëse ata kanë mundur të informohen, kjo për shkak të mungesës së rrjetit telefonik dhe internetit.

 

Kampi i refugjatëve Jabalya në Gazën veriore raportohet të jetë sulmuar nga bombardimet e shumta gjatë natës. Izraeli deklaroi se janë sulmuar objekte që i shërbenin grupit terrorist të Hamasit.

 

Mediat raportojnë gjithashtu për gjashtë viktima dhe dhjetëra të plagosur, në një sulm ajror në dy shtëpi në kampin Nuseirat në Gaza qendrore, dhe tre persona u vranë dhe një numër të tjerë u plagosën në një bastisje që synonte një shtëpi. në kampin perëndimor në Khan Yunis.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.