Izraeli sulmon në Bregun Perëndimor, dy palestinezë të vrarë

Dy palestinezë u vranë sot nga sulmi i ushtrisë izraelite gjatë një bastisjeje në një kamp refugjatësh në zonën e Hebronit, në pjesën

Dhjetor 26, 2023 - 14:13
 0
Izraeli sulmon në Bregun Perëndimor, dy palestinezë të vrarë

Dy palestinezë u vranë sot nga sulmi i ushtrisë izraelite gjatë një bastisjeje në një kamp refugjatësh në zonën e Hebronit, në pjesën jugore të Bregut të pushtuar Perëndimor, njoftoi Ministria e Shëndetësisë palestineze.

Dy palestinezët, të moshës 17 dhe 31 vjeç, u vranë nga ushtarët izraelitë në një operacion ushtarak në kampin e refugjatëve Fawar në pjesën jugore të Hebronit, sipas ministrisë palestineze.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar ende për incidentin.

Më shumë se 300 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar janë vrarë nga ushtarët, dhe në disa raste nga kolonët izraelitë, që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës më 7 tetor, sipas një raporti të qeverisë palestineze. /vizionplus.tbv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.