Izraeli sulmon në Rafah, 16 të vdekur nga dy familje

Të paktën 16 persona, anëtarë të dy familjeve, u vranë herët të hënën në sulmet ajrore në dy shtëpi në dhe rreth Rafah,

Maj 6, 2024 - 08:40
 0
Izraeli sulmon në Rafah, 16 të vdekur nga dy familje

Të paktën 16 persona, anëtarë të dy familjeve, u vranë herët të hënën në sulmet ajrore në dy shtëpi në dhe rreth Rafah, në Rripin e Gazës, i tha AFP një ekip kërkimi dhe shpëtimi dhe një burim spitalor.

Anëtarët e ekipit të shpëtimit folën për nëntë të vdekur nga familja Al Attar dhe shtatë të tjerë nga familja Kesta.

Një burim i AFP në një spital në enklavën e vogël bregdetare, ku lëvizja islamike palestineze Hamas ka sunduar që nga viti 2007, e konfirmoi këtë dhe sqaroi se bombardimet ndodhën në kampin e refugjatëve Jebna në Rafah dhe në periferi të As Salam. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.