Izraeli tërheq trupat ushtarakë nga Gaza jugore

Ushtria izraelite ka njoftuar se po tërheq të gjitha trupat e saj tokësore nga pjesa jugore e Rripit të Gazës, njoftoi një zëdhënës

Prill 7, 2024 - 14:05
 0
Izraeli tërheq trupat ushtarakë nga Gaza jugore

Ushtria izraelite ka njoftuar se po tërheq të gjitha trupat e saj tokësore nga pjesa jugore e Rripit të Gazës, njoftoi një zëdhënës i ushtrisë.

Ndërkohë, lufta shkatërruese në Gaza hyn sot në muajin e saj të shtatë, teksa  negociatorët nga SHBA, Egjipti, Katari, Izraeli dhe Hamasi takohen sërish në Kajro në një përpjekje të shumëfishtë për të arritur një armëpushim që do të lidhet me lirimin e pengjeve.

Izraeli ndodhet nën presion si ndërkombëtarisht ashtu edhe brenda vendit për të arritur një marrëveshje armëpushimi në enklavën e rrethuar.

Mbrëmjen e së shtunës në Tel Aviv dhe  më gjerë pati një mobilizim të madh kundër Netanyahut, duke kërkuar dorëheqjen e tij, mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve./vizionplus.tv/

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.