Izraeli vijon sulmet në Rafah, vriten të tjerë civilë, tanket në kufirin me Egjiptin

Pa asnjë shenjë përparimi në përpjekjet e ndërmjetësuesve për të arritur një armëpushim, forcat izraelite kane nisur goditjet në qytetin Rafah nga ajri

Qeshor 7, 2024 - 14:40
 0
Izraeli vijon sulmet në Rafah, vriten të tjerë civilë, tanket në kufirin me Egjiptin

Pa asnjë shenjë përparimi në përpjekjet e ndërmjetësuesve për të arritur një armëpushim, forcat izraelite kane nisur goditjet në qytetin Rafah nga ajri dhe toka, ndërsa tanket jane vene në lëvizje drejt perëndimit të qytetit.

Beteja të ashpra me armë midis trupave izraelite dhe luftëtarëve palestinezë të Hamasit janë raportuar gjtihashtu.

Banorët thanë se tanket që kanë marrë kontrollin përgjatë kufirit me Egjiptin, kryen disa sulme duke vrarë e plagosur banorë të Rafah.

Sulmet kanë vijuar edhe në Gazën qëndrore, ku ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë dhjetëra luftëtarë të Hamasit dhe ka shkatërruar disa objektiva si tunele e banesa ku mbaheshin armatime.

Në të njëjtën zonë izraeli goditi një ditë më parë nje shkollë të agjencisë së kombeve të bashkuara e cila përdorej si strehimore ku tha se vrau disa zyrtarë të lartë të hamasit. Në një reagim okb dënoi sulmin dhe tha se në të njëjtën godinë po strehoheshin mijëra civilë palestinezë.

Sipas përditësimit të fundit, që prej nisjes së konfliktit Izrael-hamas janë vrarë më shumë se 36000 mijë palestinezë, pjesa më e madhe e të cilëve gra dhe fëmijë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.