Izraeli vret drejtuesin e operacioneve ajrore të Hamasit, intensifikohen bombardimet në Gaza

Ushtria izraelite thotë se ka vrarë njeriun që komandoi luftëtarët e Hamasit që arritën të hynin në Izrael më 7 tetor dhe dyshohet se ishte përgjegjës për sulmet me dronë në postet ushtarake izraelite. Forca e Mbrojtjes e Izraelit në rrjetin social X, të njohur më parë si Twitter shkruajtën: “Brenda natës, avionët luftarakë të […]

Tetor 28, 2023 - 09:20
 0
Izraeli vret drejtuesin e operacioneve ajrore të Hamasit, intensifikohen bombardimet në Gaza

Ushtria izraelite thotë se ka vrarë njeriun që komandoi luftëtarët e Hamasit që arritën të hynin në Izrael më 7 tetor dhe dyshohet se ishte përgjegjës për sulmet me dronë në postet ushtarake izraelite.

Forca e Mbrojtjes e Izraelit në rrjetin social X, të njohur më parë si Twitter shkruajtën:

“Brenda natës, avionët luftarakë të IDF-së goditën Asem Abu Rakaba, kreun e grupit ajror të Hamasit. Abu Rakaba ishte përgjegjës për UAV-të e Hamasit (mjetet ajrore pa pilot. Në anglisht unmanned aerial vehicles), dronët, deltaplanë, zbulimin ajror dhe mbrojtjen. Ai mori pjesë në planifikimin e masakrës së 7 tetorit dhe komandonte terroristët që u infiltruan në Izrael me deltaplanë dhe ishte përgjegjës për sulmet me dronë në pozicionet ushtarake izraelite”.

Mbrëmjen e së premtes (27 tetor) forcat ajrore dhe tokësore izraelite zgjeruan sulmet e tyre ndaj Hamasit në Rripin e Gazës, njoftoi ushtria izraelite, dhe grupi militant palestinez konfirmoi se luftëtarët e tij po shkëmbenin zjarr me forcat izraelite në disa vendndodhje përgjatë kufirit me Izraelin, përfshirë në Bureij.

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore, në përgjigje të sulmit të grupit militant të Hamasit, në 7 tetor, numri i palestinezëve të vrarë ka shkuar në mbi 7300. Më shumë se 1400 banorë izraelitë u vranë, shumica civilë, gjatë sulmit të befasishëm të grupit militant të Hamasit mw 7 tetor. 229 persona, mes tyre te huaj, u morën peng nga militantët e Hamasit dhe po mbahen në Gazë. 4 prej pengjeve janë liruar.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.