Izraeli vret një anëtar të Hamasit në Siri, përgjegjës për sulmet ajrore në kufirin verior

Ushtria izraelite njoftoi se ka eliminuar një zyrtar të Hamasit në Siri, i cili ishte përgjegjës për sulmin e raketave në veri të Izraelit

Janar 8, 2024 - 21:21
 0
Izraeli vret një anëtar të Hamasit në Siri, përgjegjës për sulmet ajrore në kufirin verior

Ushtria izraelite njoftoi se ka eliminuar një zyrtar të Hamasit në Siri, i cili ishte përgjegjës për sulmin e raketave në veri të Izraelit në javët e fundit.

Në një deklaratë, ushtria izraelite deklaroi se Hassan Akasa u vra në qytetin jugor të Sirisë, Beit Jin. Megjithatë, ata nuk specifikojnë se si u vra. Sipas deklaratës, Akasa qëndronte pas disa sulmeve me raketa nga Siria në veri, në emër të Hamasit.

Ndërkohë më herët forcat izraelite vranë numrin dy të Hamasit Saleh, al-Arouri në kryeqytetin e Libanit. Vrasja e tij rrit rrezikun e mundshëm të përhapjes së luftës në Gaza përtej enklavës palestineze./vizionplus.tv/

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.