“Ja qarku me kriminalitetin më të lartë”, Çela: Ulje të rasteve të dhunës në familje në 2023

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, në Komisionin e Ligjeve, ka raportuar veprimtarinë e gjatë vitit 2023. Ai u shpreh se përgjatë vitit 2023, në të gjitha nivelet e Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm janë krijuar sërish vakanca të përkohshme dhe të përhershme. Gjithashtu zbuloi se qarku me kriminalitetin më të lartë  për 100 mijë banorë […]

Maj 14, 2024 - 11:55
 0
“Ja qarku me kriminalitetin më të lartë”, Çela: Ulje të rasteve të dhunës në familje në 2023

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, në Komisionin e Ligjeve, ka raportuar veprimtarinë e gjatë vitit 2023. Ai u shpreh se përgjatë vitit 2023, në të gjitha nivelet e Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm janë krijuar sërish vakanca të përkohshme dhe të përhershme.

Gjithashtu zbuloi se qarku me kriminalitetin më të lartë  për 100 mijë banorë është Vlorë, ndërsa me kriminalitetin më të ulët qarku Dibër. Ndër të tjera, Çela u shpreh se në vitin 2023 vihet re një tendencë ashpërsimi në aplikimin e masave të sigurimit.

“Përgjatë vitit 2023, në të gjitha nivelet e Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm janë krijuar sërish vakanca të përkohshme dhe të përhershme të 38% të prokurorëve si pasojë e procesit të vlerësimit kalimtar. Megjithatë, me gjithë problemet me mungesat e theksuara në organikë, prokurorët kanë ushtruar me përgjegjshmëri kompetencat bazuar në kuadrin ligjor.

Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara për 100 mijë banorë gjatë 2023, është 872. Ndërsa në 2022 ka qenë 920, pra kemi një ulje sa i përket këtij treguesi. Në vitin 2022 përqindjen më të ulët të kriminaliteti për 100 mijë banorë e ka qarku Dibër, ndërsa më të lartë qarku Vlorë.

Sa i përket veprave penale në fushën e lëndëve narkotike, në vitin 2023 ka një rritje të numrit të procedimeve krahasuar me vitin 2022. Numri më i lartë është në qarkun Tiranë, më pas vjen Lezha, Fieri etj, ndërsa numri më i vogël është qarku Sarandë dhe Gjirokastër.

Përsa i përket veprës penale të “dhunës në familje” për vitin 2023 janë regjistruar 1396 procedime penale, me 1078 të pandehur, me një ulje prej 3.92 për qind të procedimeve krahasuar me vitin 2022. Efektiviteti i ndjekjes penale dhe numri i çështjeve të dërguara në gjyq është i lartë. 89.04 për qind e kërkesave për masë sigurimi me arrest është tregues në rritje krahasuar me vitin 2022.

Veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike përbëjnë numrin më të lartë të procedimeve penale të regjistruara me 31.7%. Në vitin 2023 vihet re një tendencë ashpërsimi në aplikimin e masave të sigurimit.”, tha ndër të tjera kryeprokurori Çela.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.